Teoria konspirative e imamit mitrovicas: Vushtrriasi u pagua nga dikush për ta prishur imazhin e hoxhallarëve


11/02/2019

Hoxha ka hedhur poshtë rrëfimin e qytetarit nga Vushtria, duke shkuar aq larg sa që thotë se e gjithë kjo është një sajesë nga mediat, për të prishur imazhin e hoxhallarëve dhe të islamit.

Imami i Mitrovicës madje thotë se Beqiri është “paguar” nga dikush, me qëllimin e vetëm për të ulur autoritetin e hoxhallarëve.

“Atje po don me dal se dikush e ka ‘pagu’ atë fukaranë e shkretë, edhe shko ti thuaj dil ti para ekranëve televizive thuj që unë e shita viçin edhe nuk me dulen paret e viçit dhe më është dashtur më hi edhe borq për të paguar anëtarësinë. Kjo nuk ban vaki me ndodhë”, thotë imami Fatmir Latifaj.

Ai ka vazhaduar tutje duke akuzuar mediat se janë duke bër fushatë antiislame.

Ligjerat para Xhumasë – 08.02.2019 – Hoxhë Fatmir Latifaj

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart