Tenderi 216 mijë eurosh nga RTK-ja, aktorja Teuta Krasniqi thotë se nuk e fitoi me ndihmën e politikës


21/02/2019

Aktorja Teuta Krasniqi ka fituar tenderin prej 216 mijë eurosh nga Televizioni publik për transmetimin e serialit iStar, prodhim i produksionit të saj.

Për marrjen e këtij tenderi nga aktorja, ka pasur shumë reagime se një shumë aq e madhe u fitua në saje të lidhjes familjare që Krasniqi ka me politikën, përkatësisht Partinë Demokratike, ku vëllai i saj Memli Krasniqi është nënkryetar dhe shef i Grupit Parlamentar.

Teuta Krasniqi i quan të ulëta të gjitha këto krahasime pasi sipas saj, ka karrierë të bujshme dhe të gjatë, pa ndihmën e askujt.

“Unë nuk jam bërë dje aktore as nuk jam bërë dje producente. Po i mbushi 20 vjet prej kur kam filluar karrierën saktësisht në RTK”, është shprehur Krasniqi për Gazetën Express.

Prouduksioni i saj do të përgatisë 24 episode për Televizionin Publik. Për secilin episod i bie të paguhet nga 9 mijë euro, dhe kjo shumë është konsideruar si shumë e lartë. Kanë reaguar nga shoqëria civile por edhe sindikata e pavarur e RTK-së.

Aktorja thotë se ajo shumë ka qenë më minimalja e mundur krahasuar me angazhimet që, sipas saj, ka produksioni.

“Kjo është shuma më e vogël e mundshme. Për serial angazhohen rreth 80 persona, mbi 13 aktorë profesionistë. Një episod na merr kohë tri ditë për t’u xhiruar. Ne RTK-së ia dërgojmë produktin e finalizuar”, ka thënë Krasniqi.

Reagime të shumta kanë shkuar në adresë të RTK-së edhe për cilësinë e serialit që ka fituar produksioni i Teuta Krasniqit.

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, ka shkruar në Facebook se ky serial nuk meriton të paguhet nga taksat.

“Sipas KRPP-së dhe mediave Teuta Krasniqi, një aktore tejet e dobët sipas meje dhe motra e deputetit të PDK-së Memli Krasniqi, paska fitu tender nga RTK-ja për prodhimin dhe shfaqjen e serialit iStar në vlerë 216 mijë euro. Edhe atë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës”, ka shkruar Kusari.

Këto Krasniqi i ka quajtur të ulëta, duke thënë se seriali është shumë cilësor, dhe këtë vlerësim e ka marrë nga njerëz të fushës së artit. 

Për marrjen e tenderit të produksionit të aktores, Sindikata e RTK-së ka deklaruar se politika po e rrezikon funksionalitetin e televizionit publik përmes inkuadrimit të
“RTK nuk mbrohet me retorikë boshe siç po e bëjnë disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, por me veprime konkrete që avancojnë statusin e transmetuesit publik.

Përmes përfshirjes së familjarëve të tyre në projekte audiovizive të financuara nga buxheti i RTK-së, vendimarrës nga politika po e rrezikojnë seriozisht funksionalitetin e RTK-së”, thuhej në reagimin e sindikatës dërguar mediave. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart