Temperatura në Kinë ka rënë në minus 43 gradë, uji i nxehtë ngrihet në ajër


07/12/2018

Si pasojë e këtij moti ekstrem, autoritetet u detyruan që për herë të parë ta aktivizojnë alarmin me dritë të kuqe për qytetin, ndërsa alarmi me dritë të portokalltë u lëshua për tërë rajonin. Dukshmëria horizontale është e kufizuar në 100 metra, por moti i ftohtë nuk i ka frikësuar disa turistë që të dalin jashtë dhe ta ndiejnë të ftohtin në lëkurën e tyre.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet një person që e hedh ujin e nxehtë në ajër dhe uji menjëherë kthehet në grimca akulli. Mjegulla e akullt shfaqet vetëm në vendet më të ftohta, kur temperatura bie në minus dyzet gradë. Ajo formohet me kombinimin e lagështisë së madhe të ajrit dhe temperaturave të ulëta, me ç’rast krijohen kristale akulli në ajër, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart