Të paktën 21 të vdekur nga sulmet ajrore në jug të Afganistanit


11/02/2019

Mohammad Hashim Alkozai, zyrtar i lartë i Helmandit, ka thënë se viktimat janvë vrarë gjatë sulmeve ajrore të dy ditëve të kaluara, të cilat ishin pjesë e luftimeve të ashpra mes trupave afgane, të mbështetura nga NATO-ja, dhe militantëve talibanë.

“Njerëz të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë, janë viktimat e vetme të këtyre sulmeve ajrore”, ka thënë ky zyrtar. Ai njoftoi se 13 persona janë vrarë në një sulm, ndërsa tetë të tjerë në sulmin e dytë.

Forcat afgane janë duke u përpjekur ta mposhtin grupin e talibanëve, të cilët kanë ndikim në pothuajse gjysmën e territorit të vendit dhe që vazhdimisht kryejnë sulme kundër forcave të sigurisë.

Më 24 janar të këtij viti, 16 civilë të së njëjtës familje ishin vrarë nga një sulm ajror që e kishte goditur edhe shtëpinë e tyre, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart