Lajme të këqija për ju që keni zgjedhur të pushoni sot në bregdetin shqiptar, ja parashikimi i motit - Gazeta Express
string(99) "lajme-te-keqija-per-ju-qe-keni-zgjedhur-te-pushoni-sot-ne-bregdetin-shqiptar-ja-parashikimi-i-motit"

Gazeta Express

09/08/2020 8:25

Lajme të këqija për ju që keni zgjedhur të pushoni sot në bregdetin shqiptar, ja parashikimi i motit

Gazeta Express

09/08/2020 8:25

Dita e dielë nuk do të jetë shumë favorizuese për plazh. Deri në mesditë moti mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme duke pësuar zhvillim dhe sjellë rrebeshe në zona të izoluara në veri-verilindje të vendit.

Lexo Edhe:

Mbrëmja do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike në vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimin 4 ballë.