Të gjitha shkeljet e Sokol Bashotës, që çuan deri tek bastisjet e sotme


04/02/2016

1.       Komuna pagoi 236,448€ për Mallra/Shërbime dhe Subvencione nga kategoria e Investimeve Kapitale duke mbivlerësuar kështu Investimet Kapitale. Si pasojë e këtij keqklasifikimi, Mallrat dhe Shërbimet dhe Subvencionet janë nënvlerësuar për të njëjtën shumë. Dokumentim i dobët i shpenzimeve në vlerë 20,000€ për Festivalin “I këndojmë lirisë”; dhe Pagesa prej 15,000€ nuk përmban dëshmi relevante për mallin e pranuar, si dhe një pagesë prej 18,252€ ishte bërë për një projekt i cili nuk ishte implementuar gjatë vitit 2014.

2.       Komuna kishte bërë pagesa të parregullta nga kategoria Investime Kapitale prej 48,000€ në llogari të donatorit Caritas bazuar vetëm në memorandum mirëkuptimi (shih çështjen 14). Po ashtu, nga Investimet Kapitale, Institutit Arkeologjik i janë paguar 10,000€,edhe pse punimet nuk kishin filluar ende (shih çështjen 14); Komuna kishte bërë keq klasifikim të shpenzimeve, ku nga kategoria e investimeve kapitale (IK) pagoi për mallra dhe shërbime (MSH) si dhe subvencione, vlerën 236,445€; Procedim i parregullt i pagesave të subvencioneve në vlerë 20,000€ për Festivalin “I këndojmë lirisë”; Ishte bërë transfer i mjeteve në llogaritë personale të punonjësve komunal në vlerë 1,645€; Pagesë e paguar më tepër operatorit në vlerë 3,443€; pagesë në vlerë 15,000€ pa dëshmi relevante për mallin e pranuar si dhe 18,252€ para paguar operatorit pa u realizuar komplet kontrata; Neni 15, Shënimi 29, shpalosja e obligimeve financiare është e nënvlerësuar për 34,815€ pasi nuk janë përfshirë obligimet nga IK; dhe Këto gjetje pasqyrojnë dobësi në menaxhimin e proceseve për alokim të shpenzimeve, dobësi në procesin e planifikimit si dhe ekzekutimin e buxhetit. Si e tillë, Deklarata e dhënë nga Kryetari dhe ZKF nuk ishte plotësisht e drejtë.

3        Paraqitja jo e saktë e llogarive dhe informatave përcjellëse shpie në një keq kuptim të pozitës financiare të komunës, me ndikim potencial negativ në saktësinë e kërkesave të ardhshme buxhetore. Keq klasifikimet materiale dhe shpalosjet e pjesërishme kanë rezultuar në Modifikim të Opinionit.

4.       Dobësitë e vazhdueshme të kontrolleve të menxhmentit dhe kontrolleve tjera në sistemet financiare kyçe, si planifikimi dhe ekzekutimi i parregullt i buxhetit, shpalosjet jo të plota në PVF dhe dobësitë në sistemin e auditimit të brendshëm, kanë sjellur: çertifikime të parregullta të pagesave; nënvlerësim të zërave në PVF, dhe  dobësi në organizimin e sistemit të auditimit të brendshëm.

5.        Një pjesë e konsiderueshme e stafit nuk paguhen sipas koeficientëve përkatës. Mbi 70% e të punësuarve në Administratën Komunale paguhen me koeficient 6 e më pak. Kjo ka ndodhur si rezultat i neglizhencës së Departamentit të Burimeve Njerëzore i cili nuk kishte dërguar kërkesat për ngritje të këtyre koefiecientëve në Departamentin e Administratës së Shërbimit Civil. Kjo duhej të bëhej në momentin që me buxhet dhe me vendime të Institucioneve Qëndrore u është lejuar shërbyesve civil koeficienti më i lartë;

6.        Prokurimi Përshkrimi Shpenzimet e tërësishme të organizatës shënojnë shumën 8,244,581€, prej të cilave një pjesë e konsiderueshme kryhet përmes prokurimit. Mangësitë e mëposhtme janë përsëritur në mënyrë sistematike në shumë faza të procesit të prokurimit: Çështja 9 – Planifikim i dobët i prokurimit dhe ndarje e tenderëve – Prioritet i mesëm E gjetura Departamenti i prokurimit, për shërbime të ngjashme kishte aplikuar kuotim të çmimeve dhe vlera minimale, duke shmangur procedurën e hapur, si vijon: Projekti “Furnizim me inventar dhe pajisje për zyrë „‟ ishte ndarë në 10 procedura kryesisht në kuotime të çmimeve dhe vlerë minimale. Sipas planit të prokurimit gjatë vitit 2014 duhej të zhvillohej vetëm një procedurë për këto furnizime. Vlera totale e kontratave të nënshkruara është 23,796€; Për projektin „‟ Transporti i Nxënësve‟‟ janë realizuar dy procedura të prokurimit, një procedurë e hapur dhe një kuotim çmimi;  Dy procedura kuotim çmimesh (13,700€) janë realizuar për projektin „‟Furnizim me gjenerator „‟; dhe  Tek projekti „‟Meremetimi–Rehabilitimi i nyjeve sanitare‟‟ janë realizuar dy procedura, një kuotim çmimi dhe një vlerë minimale. Rreziku Rastet e mësipërme tregojnë për dobësi serioze në procesin e prokurimit. Prania e dukurive të tilla gjatë përzgjedhjes së procedurave të prokurimit, dëmtojnë transparencën, eliminojnë konkurrencën dhe vëjnë në pikëpyetje cilësinë e shërbimeve/produkteve të pranuara për paranë e dhënë dhe përmbushjen e projekteve. Rekomandimi 9 Kryetari duhet të siguroj se një rishikim i thellë i tërë procesit të prokurimit do të bëhet për të identifikuar aryset e ndarjes së tenderëve. Më tej, masa të ndërmerren për të përmirësuar proceset dhe kontrolle

7.       Nënshkrimi i kontratave pa mjete të mjaftueshme, mos respektim i kritereve dhe vonesa në realizim–Prioriteti i lartë E gjetura Për projektin tre vjeçar „‟Ndërtimi i objekteve të shkollave (LOT 1 Shkolla Përqeve- 357,841€ ) dhe (LOT 2– 368,878€ Shkolla Jashanicë) ishin zhvilluar proceduarat e prokurimit edhe pse me buxhet ishin planifikuar vetëm nga 70,000€ për LOT (total 140,000€) për vitin 2014, ndërsa për dy vitet e ardhshme nuk kishte mjete të planifikuara për këtë projekt. Komuna kishte lidhur kontrata për dy lote me dy OE të papërgjegjshëm. Kritere obligative për nënshkrim të kontratave ishin deklarata për garantim të cilësisë dhe deklarata mbi sigurimin në punë të puntorëve. Asnjëri nga operatorët fitues nuk i kishin sjellur këto deklarata. Përveç kësaj, këta operatorët nuk i kishin dokumentet për kriteret si vijon: LOT 1 –OE ishte shpërblyer me kontratë edhe pse nuk kishte sjellur dokumentin që vërteton pagesën e kontributeve të punëtorëve, dhe LOT 2 – OE ishte shpërblyer me kontratë edhe pse nuk kishte ofertuar fare për pesë pozicione nga paramasa e projektit. Projekti „‟Furnizim me automjete – Kamion për fikje të zjarrit‟‟(32,965€) nuk ka qenë i planifikuar në buxhet. Edhe pse Komuna nuk kishte mjete të zotuara për këtë projekt, kontrata ishte nënshkruar dhe pranimi i automjetit ishte bërë. OE i shpërblyer me kontratë nuk e kishte përmbush një kriter të dosjes ku kërkohej që Vërtetimi nga gjykata themelore të mos jetë me i vjetër se tre muaj ndërsa dokumenti i tillë datonte prej 24.07.2013, kurse kontrata u nënshkrua më 31.10.2014. U nënshkrua kontratë me OE për furnizim me pajisje të IT (3,220€) edhe pse nuk kishte zotim të plotë të mjeteve. Tek kontrata “Furnizim dhe montim me xhama për shkolla dhe institucione” (31,380€), Komuna kishte finalizuar procedurat e prokurimit me vetëm një OE nën arsyetimin që tenderi është shpallur për të tretën herë dhe ka mungesë të konkurrencës. Përveç kësaj, kompania fituese e këtij tenderi nuk kishte ofruar raportin e kërkuar nga banka për vitin 2013, si dhe nuk kishte ofertuar për një pozicion sipas specifikacionit në dosjen e tenderit me arsyetimin se produkti i kërkuar nuk ekziston, ndërsa në një tjetër pozicion kishte ofertuar për një produkt me specifika të ndryshme nga ai i kërkuar.

Gjithashtu, tek kontrata „‟Transporti i nxënësve në nevojë‟‟ në dosje të tenderit, kërkohej vërtetimi i ATK-së për pagesën e TVSH-së dhe obligimeve tjera tatimore. Kontrata ishte kontratë publike kornizë e cila ishte e ndarë në gjashtë LOT-e. Sipas komisionit të vlerësimit të tenderëve, tre operatorë ishin propozuar për dhënie të kontratës. Kontrata ishte nënshkruar me një OE për LOT 4 edhe pse në vërtetimin e ATK thuhej që ka obligime tjera tatimore të pashlyera. Tek projekti „‟Furnizim me material ndërtimor për meremetim të shtëpive për raste sociale‟‟ kontrata është nënshkruar me OE, edhe pse nuk është ofruar sigurimi i ekzekutimit të kontratës, siç është kërkuar me dosje të tenderit, Kjo është parakusht për nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të kontratës. Pas këshillës, tonë ky dokument ishte ofruar nga OE. Në vitin 2010 Komuna kishte lidhur kontratë me një OE për hartimin e “Planit zhvillimor lokal” në vlerë 99,980€. Deri në fund të vitit 2014 Komuna kishte bërë pagesa në vlerë 88,252€. Sipas kontratës pagesat duhej kryer në tre faza. Ne kemi vërejtur se pagesat janë kryer edhe për fazën e tretë (18,252€), edhe pse plani nuk ishte dorëzuar tek Komisioni i Urbanizmit për aprovim. Pra, deri në këtë fazë punët janë kryer vetëm për 70,000€. Më tej, plani dinamik ishte 8 muaj si dhe siguria e ekzekutimit 10% e kontratës, nuk ishte vazhduar përkundër vonesave në realizim. Rreziku Mos zbatimi i kritereve të tenderit dhe parregullsitë sistematike të identifikuara mund të rezultojë në cilësi të dobët të punës, të arrihet vlerë e dobët për para, si dhe humbje financiare të komunës.

8.     Tek kontrata kornizë me vlerë të parashikuar 30,000€ „‟Servisim i automjeteve‟‟, Komuna nuk kishte bërë si duhet specifikacionin për pjesët e automjeteve që duhej ndërruar sepse nuk kishte një listë me çmimet e parapara për pjesët që duhej ndërruar. Si rezultat i kësaj, kontrata është nënshkruar e atillë, ku çdo pjesë e ndërruar faturohet sipas çmimit të blerjes, nga cilido furnizues, plus një shumë 15% mbi çmimin e furnizimit. Në dy pagesa në vlerë 736€, kemi vërejtur se nuk ka faturë apo raport të bashkangjitur nga OE, për çmimin e furnizimit nga shitësi i pajisjeve. Pra, Komuna kryen pagesat edhe pse nuk ka çmime të specifikuara me kontratë, por vetëm sipas çmimeve të faturuara nga OE. Tek kontrata tre vjeçare kornizë (45,000€) „‟Mirëmbajtja e ndriçimit publik‟‟, figuronin çmime për njësi, në të cilat përfshihej TVSH. Në vitin 2014, ishin bërë tre pagesa në vlerë 24,967€ dhe kemi vërejtur që OE kishte faturuar TVSH mbi çmimet e kontraktuara. Vlera e TVSH-së paguar me tepër ndaj OE ishte 3,443€. Më tutje, komuna ka bërë pagesa në mungesë të situacioneve detale (pa specifikuar se cilat pozicione të kontraktuara ishin përfunduar) nga organet mbikëqyrëse: 5,000€ për “Asfaltimi i rrugës Cerovikë”, 20,080€ për “Asfaltimi i rrugës Gllarevë” dhe 50,000€ për “Ndërtimi i shkollës në Kpuz”. Te kontrata kornizë në vlerë 50,702€ ‟‟Furnizim me material ndërtimor për renovim të shtëpive të rasteve emergjente dhe sociale‟‟ kemi testuar pagesën në vlerë 15,000€ dhe kemi vërejtur se lëndës ju kishte bashkangjitur vetëm fatura me vlerën totale dhe lista prej 65 përfitueseve me vlera të përfituara. Kështu ne nuk kishim mundësi të krahasonim sasitë dhe çmimin e paguar, për sasitë e materialeve të pranuara me ofertën e OE. Më tej, nuk ka një raport formal nga ana e ndonjë komisioni për mënyrën e përfitimit të këtyre familjeve. Materiali ndërtimor është dërguar tek përfituesit nga ana e kompanisë kontraktuese pa monitorim nga Komuna. Rast i ngjashëm ishte edhe tek kontrata kornizë 20,952€, “Furnizimi me gjëra ushqimore për raste sociale”, ku Komuna realizoi 17 pagesa në vlerë 8,574€. Nuk ishim në gjendje të verifikojmë sasitë e artikujve të pranuar nga përfituesit, pasi që në listën e përfituesve figuronte vetëm çmimi total. Komuna nuk kishte bërë thirrje publike dhe nuk kishte vendosur kritere të caktuara për përfitim. Nuk ka listë të përpiluar nga ndonjë komision dhe po ashtu furnizimi është bërë direkt nga kompania kontraktuese dhe nuk ka raport të monitorimit nga Komuna.

9.      Rreziku. Ekzistojnë shumë paqartësi lidhur me mënyrën se si ciklet e prokurimit të përmendura më lartë janë zbatuar. Mungesa e mbikëqyrjes adekuate mbi mallrat/shërbimet e pranuara dhe matjes së progresit të punimeve kundrejt kontratave, mund të sjellë humbje financiare për komunën, si dhe marrjen e vlerës së dobët për paranë e dhënë. Si pasojë e kontrolleve të dobëta financiare, kanë ndodhë edhe mbi pagesa të TVSH-së, të cilat i kanë shkaktuar humbje direkte fondeve buxhetore të Komunë

10.      Shpenzimet jo përmes prokurimit Përshkrim Shpenzimet tjera janë shpenzime të cilat nuk i nënshtrohen procedurave të prokurimit. Ne identifikuam mangësitë në vijim: Çështja 12 – Shpenzime të pa justifikueshme për reprezentacion dhe shpenzime jashtë vendit – Prioriteti i mesëm E gjetura Që nga viti 2013 kishte trend rritjeje në shpenzimet e reprezentacionit. Krahasuar me vitin e kaluar (29,707€), pagesat për dreka janë rritur për afro 9%,(32,426€). Mostrat tona treguan se çertifikimi i këtyre pagesave bëhet pa dëshmi relevante siç kërkohet me UA 01/2008 për reprezentacion, mbi arsyeshmërinë e shpenzimit. Përveç lejimeve nga Zyra e Kryetarit, për këtë lloj shpenzimi, Drejtoritë kanë kufizime në 50€ për muaj, vlerë kjo e cila nuk mund të akumulohet nëpër muaj. Disa drejtori kanë shpenzuar mbi këtë limit. Me rastin e udhëtimit në Itali, Kryetari dhe Drejtori i Urbanizmit ishin kompensuar gjithsej me 1,627€. Në dosje nuk ka agjendë për të justifikuar qëllimin e udhëtimit. Rreziku Shpenzimet e bëra për reprezentacion dhe udhëtime jashtë vendit, duke mos përfillur rregullat financiare rrisin rrezikun për keqpërdorim dhe shfrytëzim jo racional të parasë publike.

11.    Paradhënie të pajustifikueshme bazuar në memorandume – Prioritet i lartë E gjetura Më 28.02.2014 Kryetari nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me Caritas Kosova për projektin „‟Përkujdesja shëndetësore shtëpiake dhe ambulatore në Klinë‟‟ në vlerë 95,000€. Sipas marrëveshjes Komuna participon vlerën 48,000€ për vitin 2014. Pagesat si paradhënie janë bërë në muajin prill (25,000€) dhe korrik (23,000€), sipas marrëveshjes. Sipas marrëveshjes lidhur me mënyrën e shpenzimit të këtyre mjeteve Caritas Kosova do t‟i raportoj Komunës mbi pagesat dhe rezultatet, vetëm në fund të vitit. Një gjë e tillë nuk është bërë, dhe Komuna nuk ka asnjë informatë në lidhje me mënyrën e shpenzimit të mjeteve të veta. Po ashtu Komuna nuk ka të dhëna nëse donatori ka investuar pjesën e vet sipas marrëveshjes. Edhe në shkurt të 2015, Komuna lidhi marrëveshjen tjetër tashmë për tre vitet e ardhme (360,000€), ku Komuna do të participonte çdo fillim vit nga 75,000€ (gjithsej 225,000€), përkatësisht me pjesëmarrje prej 62.5%. Në shtator 2014, Komuna lidhi memorandum bashkëpunimi me Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, për gërmime arkeologjike në fshatin Dërsnik, ku Komuna do të participoj vlerën 20,000€. Në tetor 2014 Komuna bëri pagesë 10,000€ tek Instituti, pa filluar punimet. Instituti ka konfirmuar se shkaku i motit, punimet janë shtyer për Maj 2015. Më datë 25.04.2014, Kryetari mori vendim për ndarjen e 3,600€ për KRM Ambienti, për pagesën e fuqisë punëtore të cilët do të përkujdesen për mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese, për maj-shtator 2014, duke u bazuar në një marrëveshje të lidhur me datë 15.04.2014. Pagesat janë bërë çdo muaj në vlerë 720€. Asnjë faturë apo raport lidhur me mënyrën shpenzimit të këtyre mjeteve, nuk ishte kërkuar. Rreziku Nuk është e qartë nevoja e pagesave në avans në këto marrëveshje. Më tej, mungesa e kërkesave për raportimin financar dhe të rezultateve gjatë implementimit të projektit zvogëlon mundësitë për mbikëqyrje. Rreziku potencial që objektivat të arrihen pjesërisht apo edhe të mos arrihen fare shoqërohet me këto marrëveshje. Përveç kësaj, derisa Komuna nuk ushtron mbikëqyrje, kjo e bën jotransparent implementimin e projektit dhe zvogëlon sigurinë për vlerën e marrë kundër parasë së dhënë.

12    Rreth 20,000€ të transferuar në llogarinë e Festivalit Tradicional të arsyetuara si shpenzime me para në dorë, konflikt i mundshëm i interesit si dhe mos arsyeshmëri e duhur e shpenzimeve – Prioritet i lartë E gjetura Për organizimin e festivalit tradicional “I këndojmë lirisë” i mbajtur më 6, 7 dhe 8 Qershor, Kryetari ndau mjete në vlerë prej 20,000€, aktivitet në të cilin ishte vet drejtues i Festivalit. Më tej, mjetet janë derdhur, në llogarinë e Festivalit, dhe Kryetari autorizoi vozitësin e tij për tërheqjen e parave për mbulimin e shpenzimeve të festivalit. Kështu, pothuajse të gjitha faturat e pranuara për shpenzimet janë paguar me para të gatshme. Asnjë procedurë prokurimi nuk ishte zbatuar. Më tej, në mesin e faturave dhe dokumenteve të cilat ishin sjellur për këto shpenzime, ne kemi vërejtur se:  Dy nga faturat në vlerë gjithsej 646€ janë paguar dyfish, si përmes sistemit të pagesave të Thesarit ashtu edhe me para në dorë;  Për drekën në vlerë 3,908€ nuk kishte faturë fare. Shuma ishte mbuluar vetëm me dokument të përgatitur nga Komuna, e nënshkruar nga Kryetari, Drejtoresha e Kulturës si dhe vozitësi i Kryetarit;  Gjithsej 660 litra (922€) derivate janë mbuluar nga këto mjete, për veturat private të pjesëmarrësve të ndryshëm në festival dhe për zyrtarët komunal, Asnjë aprovim paraprak nuk ekzistonte;  Pagesa bërë ndaj jurisë së festivalit, gazetarëve dhe shpërblime tjera gjithsej mbi 2,000€, nuk janë të mbështetura me dëshmi relevante;  Për pajisjet dhe materialet e blera, nuk ka raport pranimi, regjistrimi dhe nuk dihet ku ndodhen të njëjtat;  Shumica e faturave datonin disa javë apo edhe muaj pas festivalit;  Mbi 7,000€ janë mbuluar për ushqim, pije dhe dreka; Të gjitha të mësipërmet janë pasqyrim i dokumenteve që janë sjellur nga Komuna, për arsyetimin e shumës së shpenzuar prej 20,000€. Ne nuk ishim në gjendje të konfirmojmë destinimin final të tyre, pasi që, përveç një transferi bankar prej 1,500€, të gjitha pagesat tjera janë kryer me para në dor

Rreziku Mbulimi i shpenzimeve të tilla me para në dorë, shmangia e procedurave të prokurimit, prania e konflikt interesit, shpenzimet jo racionale në dreka, janë në kundërshtim me çdo rregull financiare. Praktikat e tilla të shpenzimeve rrisin rrezikun për abuzim me para publike. Gjithashtu, të qenit Kryetar dhe vet drejtues i festivalit derisa në të njëjtën kohë edhe urdhërdhënës i shpenzimeve, në vetvete përmban elemente të konfliktit të interesit.

13. Pagesa të subvencioneve në llogari të stafit komunal për t’u realizuar me para në dorë subvencioni – Prioritet i lartë E gjetura Në dy raste Kryetari mori vendim të derdhë mjetet e subvencioneve në llogari të punonjësit komunal për të realizuar subvencionin me para në dorë: Për kontribut në letërsi, Kryetari mori vendim për ndarjen e 500€ për njërin nga poetët e Klinës, në manifestimin “Ora e Tahir Deskut”. Vendimi nr. 400-4426/2014 përcakton se pagesa do të bëhet në llogarinë e Drejtoreshës së Kulturës. Sipas zyrtarëve komunal, arsyeja për këtë ishte koha e shkurtë në dispozicion për të procesuar si furnitor në sistem poetin, dhe se çmimi do të dorëzohej me para në dorë, pas tërheqjes së parave nga drejtoresha. Në lëndë nuk ka dokumente që tregojnë se mjetet janë pranuar nga poeti. Sipas vendimit nr. 400-2386/2014 marrë nga Kryetari, në llogarinë e Drejtoreshës së Kulturës gjithashtu janë derdhur 1,145€ për mbulimin e shpenzimeve që do të ndodhnin, me rastin e binjakëzimit të Komunës së Klinës me atë të Greves nga Chianti i Italisë. Faturat mbështetëse të cilat datonin para datës së vendimit nuk dëshmojnë nëse pagesat janë bërë operatorëve nga drejtoresha. Megjithëse, zyrtarët arsyetonin kohën e shkurtër në dispozicion për pagesën e shpenzimeve (reklama, mirënjohje, korrektor, pano dhe flamuj), dhe regjistrimin e furnitorëve të rinj. Ne kemi vërejtur se njëri nga OE që kishte sjellur fatura, veçse ka ekzistuar si furnitor në sistem të pagesave. Në lëndë nuk ka dokumente mbështetëse mbi këto porosi. Kjo praktikë e transferit të mjeteve është kundër çdo rregulle financiare për shpenzimin e parasë publike Rreziku Praktikat e transferit të mjeteve në llogari të punonjësve me qëllim të realizimit të subvencioneve me para në dorë, rrezikon rregullsinë e tyre dhe lë hapësirë për keqpërdorim të parasë publike.

 14. E gjetura Komuna nuk posedon një rregullore të brendshme apo bazë të qartë juridike e cila do të përcaktonte procedurat dhe autoritetin e organeve komunale në dhënien e subvencioneve. Të gjitha vendimet për subvencione aprovohen nga Kryetari. Edhe pse vendimet kalojnë përmes zyrës ligjore, këto vendime përmbajnë dobësi të shumta si: Kryetari përcakton OE që do kryej shërbimin apo furnizimin me mall si dhe nuk ka bazë kalkulimi mbi të cilën ndahen subvencionet. Kryetari mori vendim të paguaj vlerën 2,000€ për OE Florimi Trans për realizimin e një ekskursioni në Shqipëri për 100 pensionistë. Me këtë rast janë anashkaluar procedurat e prokurimit. Përveç vendimit, nuk ka kontratë, agjendë apo specifikim të shpenzimeve mbi bazën e të cilave është ndarë kjo shumë. Për më tepër nuk është raportuar rreth realizmit të ekskursionit; Kryetari ka subvencionuar shfaqjen e filmit “Heroi” nga Iliria Film në vlerë 705€. Nuk ka planifikim të shpenzimeve nga përfituesi dhe monitorim nga Drejtoria e Kulturës për t‟u siguruar se subvencioni është shpenzuar sipas qëllimit të caktuar; Kryetari ndau mjete në vlerë 700€ në llogarinë e Don Martin Jetishi si përfaqësues nga Famullia “Zoja e Këshillit të Mirë” për realizimin e një kampi për fëmijë. Përveç vendimit të Kryetarit, nuk ka planifikim të shpenzimeve dhe as nuk është raportuar për t‟u siguruar se subvencioni është shpenzuar për qëllimin e synuar. Me rastin e subvencionimit të shoqatave të dala nga lufta, përveç vendimeve nga Kryetari nuk ka planifikim të shpenzimeve apo raportim përcjellës. Për më tepër shoqatat nuk kanë llogari bankare dhe paratë derdhen në llogari personale të kryetarëve të këtyre shoqatave. Vlera e pagesave në muajin mars ishte 2,100€ për këto shoqata

15.   Komuna e Klinës vazhdimisht subvencionon klubin futbollistik Dukagjini përmes vendimeve të Kryetarit, i cili njëherit është edhe Kryetar i klubit. Kjo përmban elemente të konfliktit të interesit. Shuma e përgjithshme e paguar këtë vit ndaj klubit është 48,485€ apo rreth 52% të shpenzimit të tërësishëm të kategorisë së subvencioneve. Me rastin e arsyetimit të subvencionit të pranuar në vlerë 4,460€ për pagat e lojtarëve, Klubi kishte sjellur dy shkresa sipas të cilave Klubi kishte huazuar mjete në vlerë 70€ dhe 80€ për nevoja të klubit, nga vozitësi i Kryetarit si dhe nga trajneri, për tu mbuluar me këtë subvencion. Më tej, tek ky raportim i mënyrës së shpenzimit të subvencionit, kemi vërejtur se të gjitha pagesat (ndaj lojtarëve, gjyqtarëve dhe federatës së futbollit) janë bërë me para në dorë. Qasje tek këto fonde për tërheqje dhe pagesa, ka sekretari i klubit i cili njëherit është edhe zyrtar në Drejtorinë e Kulturës në Klinë.

16. Regjistrim jo i plotë i pasurive kapitale – Prioritet i lartë E gjetura Komuna kishte themeluar një komision për vlerësim të tokave dhe i njëjti në janar 2011 përpiloi një raport të vlerësimit sipas të cilit Komuna ka në pronësi diku rreth 410ha tokë në vlerë 19,135,005€. Në mostrat për dy zona kadastrale (qyteti Klinë dhe fshati Dresnik) kemi krahasuar çertifikatën e pronësisë nga zyra e kadastrit me regjistrin e pasurisë dhe kemi vërejtur mos harmonizim të këtyre regjistrave. Në regjistër të pasurisë, ka sipërfaqe prej 20ha të qytetit, ndërsa në regjistrin e kadastrit figurojnë 41ha. Pra, në regjistër të pasurisë nuk janë të përfshirë diku rreth 20ha. Kjo ka ndodhur pasi që zyra e kadastrit ka regjistruar toka edhe pas vitit 2011, por nuk është bërë vlerësimi i tyre nga komisionet për vlerësim të pasurive. Komuna, regjistrimin e pasurive e bënë vetëm pasi që të bëhen pagesat e jo me pranimin e tyre në pronësi, siç kërkohet me rregullën 02/2013. Si pasojë nuk ishte regjistruar vlera totale e projektit (276,807€) „‟Asfaltimi i rrugës Gllarevë – Rigjevë-Stapanicë‟‟ edhe pse ishte bërë pranimi teknik në nëntor të vitit 2013. Gjithashtu në regjistër nuk figuron një Automjet-Kamion për fikje të zjarrit (32,965€) edhe pse i njëjti ishte pranuar në vitin 2014.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart