Taksisti kosovar në Kanada, akuzohet për abuzim seksual të klientes


30/05/2016

Sipas mediumit kanadez The Telegram, për kosovarin do të mbahet një seancë dëgjimore në fund të kësaj jave. 32 vjeçari ishte arrestuar të premten dhe u paraqit për herë të parë gjatë kësaj fundjave. Ai akuzohet për abuzim seksual.

Derisa policia e qytetit është ende duke investiguar rastin, shkruajnë mediet kanadeze, raporton Insajderi.

Madje, kosovari Jakupaj thuhet se nuk është i panjohur për Gjykatën. Sipas stafit të Gjykatës, ai ka punuar aty si përkthyes gjatë viteve të kaluara. /Insajderi.com

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart