Tahiri: Vucic po rrezikon paqen në rajon për përftime politike


19/03/2017

Tahiri thotë se incidentet e tilla në këtë kohë janë të dëmshme pasi situata në marrëdhëniet në mes dy shteteve është qetësuar pas ndërhyrjeve të BE’së.

“Më e rrezikshmja është fushata nacionaliste e kryer nga serbi Vucic, i cili me qëllim të përfitimeve politike po rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon pa menduar fare se kjo paqe është bërë me shumë mund nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që nga përfundimi i luftërave në rajon”, ka thënë Tahiri për Indeksonline.

“Sa i takon sulmit ndaj autobusit me udhëtar shqiptar në Serbi, ky është nja akt i dënueshëm dhe i papranueshëm dhe është shkelje e marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes nga ana e Serbisë”, ka thënë Tahiri.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart