Sylejman Selimi jashtë burgut për Vit të Ri


02/01/2019

Fotografitë me të i ka bërë publike Jahir Morina Gipa, pronar i kompanisë ‘Princesha’, që merret me ndërtimtari.

Ai në Facebook ka shkruar se vitin e ri e ka festuar me Sylejman Selimin dhe familjen e tij.

“Është nder dhe kënaqësi që festen e vitit të ri 2019 ta kalosh duke festuar me familjen dhe me Gjeneral Sylejman Selimin ! Uroj që ky vit ta sjellë atë pranë familjes dhe kolegëve ne Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar Morina Gipa.

Gazeta Express ka raportuar se me 9 janar, Sylejman Selimi do te intervistohet në Hagë.

Në anën tjetër, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi për KALLXO.com tha se Selimit i kanë takuar dy ditë lirim.

“Po i ka pasur dy ditë pushim në vikend, kjo ka ndodhur sipas ligjit”, tha  Thaçi
Sylejman Selimi është duke vuajtur dënimin me burgim në Burgun e Dubravës pasi që është shpallur fajtor për krime të kryera gjatë kohës së luftës.

Gjykata e Apelit i kishte bashkuar dënimet për rastet “Drenica 1” dhe “Drenica 2” dhe e kishte dënuar Sylejman Selimin me dënim unik prej 10 vjetësh.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart