Detaje të reja nga shpërthimi në Veri, bomba ishte e vendosur në lokalin e një pjesëtari të Policisë


18/02/2019

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit para një salle fitnesi që ndodhet në rrugën “Vojvode Putnika” në veri të Mitrovicës, dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të KP-së bëjnë të ditur se pronari i kësaj salle të fitnesit është Sead Çeshko, i etnisë boshnjake, njëherësh polic i Kosovës me detyrë në kufirin e Bërnjakut.

Nga shpërthimi janë thyer xhamat e kësaj salle, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet ‘Seat Ibiza’ me targa KM 012 – BÇ që ka qenë i parkuar aty afër.

Deri tani nuk dihet autori dhe motivi i këtij incidenti. Sipas zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, hetimi është në fazat fillestare.

 “Pas orës 03:00 të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim. Nuk ka persona të lënduar, por vetëm janë regjistruar dëme materiale, dritaret e një lokali dhe të një veture që ka qenë në afërsi”, ka treguar Hoti. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart