Suedi: Kompania televizive dyshohet për shpërndarje ilegale të kanaleve, në hetim edhe disa kompani shqiptare


26/08/2016

Nga aksioni policor, tre persona u arrestuan si të dyshuar për shpërndarje ilegale te kanaleve televizive. Gjatë kontrollit të policisë u gjeten kompjuterë, serverë, telefona celulare dhe një numër i madh dokumentesh. Polica dhe prokuroria po hetojnë aktivitetin e tyre duke u mbështetur në materialet e gjetura.

Për këtë aksion është deklaruar prokurori suedez, Henrik Rasmusson.

“Në mënyrë që të operohet në këtë biznes pa pasur probleme, duhet të kesh leje transmetimi nga secili kanal. Ky është ligji dhe asgjë nuk mund ta anashkaloje”, ka thënë Rasmusson.

Më tutje ai ka thënë: “Policia dhe prokuroria mund te parandaloje me disa mënyra këtë operim illegal, Gjate bastisjes kemi konfiskuar shume prona dhe marre ne ruajtje vendin sepse mendojmë qe kjo kompani mund te rifilloje transmetimet përsëri, mbyll fjalën Henrik Rasmusson.

Mbi 2000 kanale televizive përfshirë dhe ato të Digitalb janë piratuar.

Janë tre kompani televizive që kanë raportuar në polici kompaninë piratuese me bazë ne Malmo:

1. DIVA Medya Hizmetleri Limited (kanal televiziv turk).

2. Bein Media Group LLC.

3. ART

Këto kompani kanë bërë kallëzim duke shprehur se kompania me bazë në Malmo nuk ka licensë për të bërë rishpërndarje të programeve të tyre; dy prej tyre Diva dhe Bein media group kërkojnë dëmshpërblim prej 200 milion korona suedeze.

“Aktiv nëpër disa shtete”

Një menaxher i lartë në njërën prej kompanive e quan këtë një krim te organizuar e shtrirë ne 7-8 shtete. Ai shprehet se kjo kompani piratuese është aktive jo vetëm në Suedi por dhe ne 7-8 shtete të tjera të Evropës.  Po kështu rezulton qe në këtë të jenë përfshirë dhe disa shqiptarë që kanë platforma të ngjashme në këto shtete, si ATN, Nimi TV, Top AL, Diaspora TV dhe Shqip TV te cilët janë në hetim.

Një zëdhënës ë menaxhimit të lartë i Al Jazeera ne Qatar, duke folur për SVT News Skåne shprehet se nuk ka asnjë kontrate me kompaninë qe shet aparatet e transmetimit (dekodera) ATN dhe transmeton programet e  Al Jazeera, dukshëm është diçka ilegale./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart