Stuhia në Auckland rrrëzon pemët, pa energji 100 mijë familje


11/04/2018

Goditjet e erës prej 146 km në orë gjatë natës kanë rrëzuar pemët dhe shtyllat elektrike duke lënë më shumë se 100.000 shtëpi dhe objekte afariste pa energji elektrike, ndërsa për ndreqje me siguri do të nevojiten shumë ditë, sipas distributorit të energjisë elektrike Vector.

Transportuesi ajror kombëtar “Air Neë Zealand” ka bërë thirrje për udhëtarët t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet të cilat nuk janë urgjente sepse stuhia e ka çrregulluar trafikun ajror.

Rrugët janë të mbushura me mbeturina, dhe disa semaforë nuk funksionojnë gjë që i ka shtyrë autoritetet të kërkojnë prej më shumë se 1,3 milion banorëve të qendrës afariste të Zelandës së Re të mbeten nëpër shtëpi, nëse kjo është e mundur.

Stuhia, për të cilën pritet që të vazhdojë disa ditë të ardhshme, ka filluar të martën duke sjellë edhe borën e vjeshtës në pjesët e Ishullit Jugor dhe tornadot e vegjël në Ishullin Verior.
 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart