Studentja 21-vjeçare përdhunohet dhe rrihet për vdekje nga një bandë


15/10/2018

Hannah Cornelius doli nga apartamenti me shokun e saj, Cheslin Marsh në mesnatë kur një grup prej katër meshkujsh i shkuan me nxitim tek makina.

Nëpërmjet xhamit të hapur, ata futën dorën në makinë dhe i vunë kaçavidën në gjoks duke e kërcënuar se do e vrisnin.

Nga ana tjetër, 22-vjeçari Cheslin u kërcënua për vdekje me thikë në shpinë.

Ata i grabitën paratë e telefonin dhe e mbyllën në bagazhin e makinës.

Më pas, të katër djemtë e dërguan me detyrim për të blerë drogë të tipit metafetaminë të pastër.

Pasi tymosën drogë, e goditën Cheslin me tulla shtëpie dhe e hodhën në një banesë të braktisur, por ai ia doli të shpëtonte.

Kur shkoi të jepte me urgjencë alarmin për mikeshën, ai zbuloi se banda e kishte përdhunuar dhe i kishte hedhur një gur të madh që e la të vdekur.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart