Sonte në “Komiteti Qendror” – i ftuar Rexhepi Hoti


05/01/2017

Emisioni transmetohet në ora 20:20 në RTV Dukagjini, më pas edhe në ueb-sajtin e Gazetës Express.

Hoti në “Komiteti Qendror” flet për arrestimin e fundit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në pjesën franceze të Aeroportit ndërkombëtar të Bazelit.

Pse sipas Hotit, nuk arrestohet Presidenti Hashim Thaçi dhe disa komandantë të tjerë jashtë vendit?

Çfarë thotë zv.ministri për murin e ndërtuar në Veri të Mitrovicës?

Pse nuk u rrënua deri më tani ky mur sipas Hotit, dhe kur pritet rrënimi i tij?

A e ka ditur kreu i PDK’së, Kadri Veseli, që po ndërtohej muri në Mitrovicë?

Pse Qeveria dhe Presidenca janë të fokusuara në raportet e afërta me Turqinë?

A ka raporte Turqi – Kosovë, apo raporte ndërmjet Erdoganit dhe Thaçit?

Pse përdoret termi ‘vëllezër’ në takimet mes politikanëve shqiptarë dhe atyre turq?

A do të mbyllën shkollat e Gulenit, në të cilat, shumica e politikanëve kanë shkolluar fëmijët e tyre?

A ka preferenca politike të ndryshme mes figurave të PDK’së për marrëdhëniet ndërkombëtare?

Pse Veseli nuk i bën Turqisë vizitë zyrtare?

A kanë shumë dallime të drejtimit të PDK’së nga Thaçi dhe Veseli?

Pse PDK nuk arriti ta fitojë Drenasin në rrethin e parë të zgjedhjeve?

Pse sipas zv.ministrit nga radhët e PDK’së, partia e tij gaboi në zgjedhjen e Ramiz Lladrovcit, kandidat të Drenasit?

Pse edhe më tej provohet që votat të merren duke kandiduar komandantë lufte nëpër komuna?

Pas akuzave që janë parë mes pozitës e opozitës për krijimin e Gjykatës Speciale, rezultat i kujt është Specialja?

Në këto dhe shumë pyetje tjera përgjigjet sonte në “Komiteti Qendror”, zv.ministri Rexhep Hoti. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart