Skandal mediatik në Francë, gazetarët tallen me koleget në Facebook


12/02/2019

“League du LOL” me shumicën e anëtarëve meshkuj, kane targetuar shkrimtaret, gratë dhe aktivistet feministe në mesin e shumë të tjerëve, me ngacmimet e tyre online.

Dhjetëra persona kanë ndarë eksperiencën e tyre të ngacmimit në internet nga ky grup, pasi gazeta “Liberation” e beri të ditur ekzistencën e tij. Dy gazetare të kësaj medie janë në mesin e personave të larguar nga puna.

Gazetari freelancer Vincent Glad, që themeloi grupin online në vitin 2009, ka kërkuar falje përmes Twitter duke thënë se “tani e ka kuptuar se veprimet e tilla janë të papranueshme dhe se nuk janë qesharake”.

Zakonisht duke përdorur llogari të rreme anëtarët e këtij grupi kanë ngacmuar dhe kanë bërë shaka me kolegët e tyre gazetarë – shumica prej tyre gra. Gjithashtu ka pasur shaka për përdhunime, si dhe fotografi te punuara me photoshop – figura të vendosura mbi imazhe pornografike.

Gazetaret dhe shkrimtaret me nam duke përfshirë Nora Bouazzouni, raportuesen e “Slate France” Lucile Bellan dhe Mélanie Wanga, të gjitha kanë thënë se ishin objekt i ngacmimeve të “League du LOL”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart