Situata me refugjatët në Idomeni vazhdon të mbetet e tensionuar


11/04/2016

Sot një grup refugjatësh, përsëri janë mbledhur përpara gardhit dhe kanë kërkuar nga policët e Maqedonisë që ta hapin kufirin, raporton Portalb.

Komunikimi i sotëm, megjithatë, ishte më i qetë. Refugjatët kërkuan nga policia që t’i lëshojnë, duke komentuar se ata nuk janë terroristë. Përgjigja nga ana e policisë së Maqedonisë ka qenë se nuk mund të hapet kufiri, ndërkaq refugjatëve u kanë thënë që të largohen nga gardhi.

Më herët, një grup refugjatësh e kanë shtyrë një vagon të vjetër në hekurudhë dhe kanë arritur që ta afrojnë deri në afërsi të kampit dhe të kufirit të Maqedonisë, ku kanë qenë të vendosur automjetet e blinduara të policisë greke.

Nga 11.000 refugjatë në Idomeni, sot 180 refugjatë, kryesisht nga Siria, kanë vendosur që të largohen nga kampi dhe me autobusët që i ka siguruar Qeveria e Greqisë kanë qenë të afruar deri në qendrën e refugjatëve në afërsi të Athinës.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart