Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Pejë - Gazeta Express

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Pejë

07/11/2018 20:08

Këto janë gjurmët që la shpërthimi i një granate në oborrin e Arsim Halitit.

E pasojat e shpërthimit në ishin vetëm dëe materiale. Fatmirësisht të lënduar nuk pati, megjithatë krisma që shkaktoi eksplozivi ishte mjaft e madhe.

Ajo e shqetësoi vëllaun e pronarit të shtëpisë këtu në Sigë të Pejës.

Sipas Halitit pronari i shtëpisë nuk banon në Pejë, mirëpo kishte shkuar në fshat për disa ditë pushim.

Ai nuk beson se ngjarja ka të bëj dicka me profesionin e vëllaut të tij I cili punon në Televizionin Publik të Kosovës.

Gjatë së mërkurës, Xhevat Ibraj nga Policia rajonale e Pejës, tha se nuk ka ndonjë person të dyshuar për ngjarjen, përderisa tregoi se sipas dyshimeve të para mund të ketë qenë shpërthim nga një granatë dore.