Shpërthim i çmendur i shtyllave elektrike – qindra banorë mbesin pa energji elektrike


22/09/2018

E gjitha ndodhi për shkak të erërave të forta që kanë goditur këtë vend ditëve të fundit, ndërsa shkëndijat nga lidhja e shkurtër dukeshin sikur shpërthim i mjeteve piroteknike, transmeton Telegrafi.

Stuhia Bronagh ka bërë që të krijohen erërat e forta që shkatërronin gjithçka para vetes, dhe në një moment ishulli është shndërruar në një vend fantazmë për faktin se qindra shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Banorët e kësaj zone kanë filmuar të habitur momentin kur nga telat e shtyllave elektrike shpërthenin shkëndijat, që ngjanin me skena të frikshme të filmave të Hollyëood-it.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart