Shpërthen vetura e politikanit gjerman që përkrah azilkërkuesit


27/07/2015

“Nuk guxojmë t’i lejojmë ata persona që promovojnë haptazi urrejtje kundër njerëzve të dalin në rrugë”, ka thënë Michael Richter, i cili drejton partinë e ekstremit të majtë “Die Linke” (Partia e Majtë) në këshillin rajonal në qytetin e vogël lindor të Gjermanisë, Freital, i cili ka qenë qendra e një sërë protestash kundër refugjatëve javët e fundit, raporton DPA, transmeton Koha.net.

Richter tha të ketë dëgjuar një shpërthim pak para agimit dhe ka parë tym të zi teksa del nga vetura e tij në Freital. Die Linke ka fajësuar për këtë shpërthim ekstremistët djathtistë.

Gjermania është vendi që pranon më së shumti refugjatë çdo vit në krahasim me vendet tjera të BE-së. Rreth 450,000 persona pritet të aplikojnë për azil në Gjermani gjatë vitit 2015me faktin se BE-ja po vërshohet nga një fluks i paparë i azilkërkuesve që vijnë nga Siria, Afganistani, nga territoret palestineze e nga Kosova.

Shpenzimet shtetërore për procesimin dhe akomodimin e migrantëve këtë vit pritet të rriten për më shumë se dyfish, në 5 miliardë euro në krahasim me 2.2 miliardë në vitin 2014.

Edhe pse zyrtarisht kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka pranuar se buxheti për akomodim dhe procesim të migrantëve nuk do të rritet, një zëdhënës qeveritar ka thënë se Qeveria Federale tashmë ka ndarë rreth 1 miliard euro shtesë për këtë vit.  

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart