Shkon në 133 numri i të vdekurve nga pirja e alkoolit të falsifikuar në Indi


24/02/2019

Policia i ka arrestuar dhjetë persona dhe i ka marrë një pyetje disa të tjerë që dyshohen për shitjen e alkoolit të falsifikuar. Në fillim të këtij incidenti, nga helmimi me alkool u prekën punëtorët e fushave të çajit.

Ky është rasti i fundit i helmimit me alkool në Indi, ku vendi përballet me sfidën e kontrollimit të prodhuesve të pijeve të falsifikuara alkoolike. Shtresa e varfër e popullsisë konsumon pije të falsifikuara për shkak se nuk mund t’i përballojë çmimet e larta të pijeve origjinale.

Helmimi me alkool ka shkaktuar edhe më herët viktima në Indi. Më shumë se 100 persona kishin vdekur në vitin 2015 në Mumbai pasi ishin helmuar me një lloj të pijes alkoolike, ndërsa incidenti më i madh ishte shënuar në vitin 2011, kur në Bengalin Perëndimor kishin vdekur 168 njerëz për të njëjtën arsye, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart