Shkencëtarët do t’i marrin pamjet e para të vrimës së zezë në Rrugën e Qumështit


11/01/2019

Vrojimet e bëra me teleskopin “Event Horizon” pritet të publikohen në pranverë. Ky njoftim është njëri nga më të rëndësishmit për shkencën gjatë vitit 2019. Një shkencëtare pjesëmarrëse e këtij projekti ka thënë se janë mbledhur të dhëna mahnitëse gjatë vrojtimit të dy vrimave të zeza që gjenden në qendër të galaktikës sonë.

“Kemi arritur të marrim të dhëna cilësore me rezolucion shumë të lartë për vrojtimin e hijes së vrimës së zezë, nëse vërtet ndodhet aty”, tha Sera Markoff, profesoreshë e astrofizikës teorike në Universitetin e Amsterdamit. Ekipi është në fazën përfundimtare të shqyrtimit të të dhënave që janë grumbulluar në vitin 2017, ndërsa profesoresha Markoff nuk ka konfirmuar se a është prodhuar fotografia e parë e siluetës së vrimës së zezë.

Asnjë vrimë e zezë nuk është vrojtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë deri tash. Pengesa kryesore është që vrimat e zeza janë shumë kompakte dhe për t’i parë ato në mënyrë të qartë do të nevojitej një teleskop me madhësinë e Tokës. Sidoqoftë, shkencëtarët kanë përdorur 15 deri 20 teleskopë nga Poli Jugor, Evropa, Amerika Veriore dhe Jugore, Afrika dhe Australia, me ç’rast objekti i njëjtë është vrojtuar nga teleskopët e ndryshëm, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart