Sherifi: Ramushi s’është i vetëm, as Nisma s’ka ndryshuar qëndrimin për taksën


07/03/2019

Sherifi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se partia e Fatmir Limajt vazhdon ta mbështesë taksën.

“Nuk ka ndryshim të qëndrimit të Nismës”, ka deklaruar Sherifi.

“Nisma ka pasur një pozicion konsistent, që kur është vendosur taksa. Kemi thënë që taksa duhet të hiqet kur të pushojnë arsyet për të cilat është vendosur taksa”, ka theksuar ai.

Sherifi ka thënë se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nuk i është i vetëm në qëndrimin për mbajtjen e taksës, dhe kundër pezullimit të saj, siç po i kërkohet nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Populli e ka një fjalë të urtë: Trimi i mirë, me shokë shumë”, është shprehur ai.

“Ramushi s’është vetëm. Është me shumë shokë. Me shumë bashkëmendimtarë”, ka thënë Sherifi. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart