Shërbimi sekret maqedonas ka futur flamujt arab në protestat e shqiptarëve


09/07/2014

Në dy tre ditët e fundit Gazeta Express ka kontaktuar me një numër të konsiderueshëm të politikanëve shqiptarë në Maqedoni, lidhur me gjendjen e fundit në shtetin fqinj. Posacërisht për protestat e fundit, pas dënimit të disa shqiptarëve, si të akuzuar për vrasjen e disa peshkatarëve maqedonas, vite më parë.

“Është një lojë e orkestruar nga Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, i cili me ndihmën e shërbimit të tij sekret, është duke arritur që suksesshëm të manipuloj me ndjenjat fetare dhe kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni”, ka thënë një burim shumë i besueshëm i Gazetës.

Sipas tij, me anë të këtyre protestave, dhe duke ju dhënë atyre karakter fetar, Gruevski po dëshiron që të paraqitet përpara faktorit ndërkombëtar, si një politikan që po ka problem me fundamentalizëm.

Sipas këtij burimi, Shërbimi Sekret Maqedonas, jo vetëm në Maqedoni, por është duke ndikuar suksesshëm edhe në komunën e Kaçanikut, përmes manipulimit të individëve të caktuar.

“Pra, një konflikt të pastër etnik, Gruevski po përpiqet – jo krejt pa sukses – ta paraqes si një konflikt fetar”, ka thënë ky burim i Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart