Shala kërkon falje për gjuajtjen me armë: Nuk e dija që përdorimi i armës me gaz është vepër penale


02/03/2019

Shala, në RTV Dukagjini, ka thënë ajo ka qenë një ndejë private dhe se ata nuk e kishin shqetësuar askënd me ato veprime.

Ai thotë se në gjyq u ka sqaruar rastin se nuk kishte njohuri që gjuajtja me armë me gaz përben vepër penale.

“Dëgjoni burra, më kuptoni pse kam festuar atë ditë. Ka qenë një festë mes miqsh në një vend të izoluar pa shqetësuar askënd, pa dëmtuar askënd pa i shkaktuar zhurmë askujt”

“…Ka dalë një video nga vet njerëzit që kanë qenë brenda. Nuk e kemi pasur problem as që kam tentuar ta ndalojë dikë të bëjë një video të tillë. Nuk jemi mbledhur brenda për të bërë diçka të fshehtë”.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar falje për atë vepër që mund të ketë qenë e papërshtatshme.

“Duke pasur parasysh akuzën që jam përballë…, në ditën e festës për lirimin tim nga akuza disavjeçare, unë kam festuar ndoshta jo në mënyrën jo të duhur dhe kërkojë falje nga qytetarët e Kosovës. Unë sinqerisht nuk e kam ditur që përdorimi i një arme me gaz është vepër penale”.

Shala thotë se në kohën kur e ka kryer këtë vepër nuk ka qenë Ministër pasi do të kishte qenë edhe më i kujdesshëm.

“Edhe pse nuk e kemi shqetësuar askënd, kjo nuk motivon që kushdo që bën festë të gjuaj me armë. Jo, është e ndaluar. I lus qytetarët të mos i përdorin armët, unë pajtohem të marrë masën që parashihet me ligj”, tha ndër të tjera Endrit Shala.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart