Shala: Nuk ka marrëveshje me Serbinë, nëse njohja e pavarësisë nuk është pjesë e saj


12/09/2018

Ai ka vlerësuar, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ia vlen të diskutohet me palën serbe për shkëmbimin e Luginës së Preshevës me veriun e Kosovës.

Më herët, Shala ka treguar se presidenti Thaçi dikur mbante qëndrimin se shkëmbimi i territoreve me vendin fqinj është “shumë i rrezikshëm”.

Por, ai ka theksuar se gjërat kanë ndryshuar në javët e fundit, përfshirë edhe ndryshimin e qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth një shkëmbimi të mundshëm territoresh.

Shala po ashtu ka komentuar edhe idenë për një rezolutë në Kuvendin e Kosovës për bashkimin e Luginës me Kosovën.

Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ishte kundërkushtetuese, siç ka vlerësuar opozita e vendit. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart