Shala i KMDLNj’së: E kam vizituar Atdhe Arifin, ishte i shqetësuar për vdekjen e Astrit Deharit


08/11/2016

Kontaktuar nga Gazeta Express, Shala ka thënë se gjatë vizitës në qendrën e paraburgimit në Lipjan Atdhe Arifi, nuk ka shprehur ndonjë shqetësim lidhur me sjelljen e stafit karshi tij.

“E kam pyet Arifin për ndonjë problem, ai nuk e ka thënë as edhe një kritikë të vetme lidhur me trajtimin e tij  në qendrën e paraburgimit në Lipjan”, ka thënë Shala.

Ai është zotuar se së shpejti do ta vizitojë sërish Gashin.

“Nuk e di pse VV me çdo kusht dëshiron që të hedhë akuza ndaj pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Nuk kemi nevojë për ftesa publike nga institucionet e drejtësisë për vizita. Ne kur ta vlerësojmë do të shkojmë”, thotë shëfi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart