Shala: Rezoluta e propozuar nga përfaqësuesit e Luginës, s’bie ndesh me Kushtetutën


12/09/2018

Shala ka thënë se rezoluta që mund të nxirret nga Kuvendi i Kosovës është vetëm qëndrim politik, që sipas tij do ta forconte pozicionin e Kosovës në dialog.

“Rezoluta është diçka politike. Vetëm e forcon pozicionin dialogues të Kosovës. Nuk do të sjell asnjë pengesë apo diçka tjetër”, ka thënë Shala.

Ai ka treguar se nëse Lugina i bashkohet Kosovës nuk do të ketë asnjë shkelje të Kushtetutës..

“Bashkimi i Luginës nuk bie  ndesh me kushtetutën e Kosovës. Nuk do të sjell asnjë telashe”, ka thënë Shala.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart