Sërish termet në Itali - Gazeta Express

Sërish termet në Itali

06/09/2016 9:32

Mes lokaliteteve Amatriçe dhe Akumoli, të prekura nga tërmeti i rëndë i ditëve më parë, janë verifikuar dy termete të reja, 3.5 dhe 3.2 ballë, përkatësisht në orët 23:36 të së hënës dhe 02:18 të së martës.Ndërkohë, një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar 49 minuta pas mesnate, në afërsi të lokalitetit Preçi, në Peruxha.

Për momentin nuk ka raportime për shembje të reja apo për të lënduar.