Senator McCain të enjten i drejtohet Parlamentit të Kosovës


11/04/2017

Kjo seancë solemne e Kuvendit të Kosovës do të fillojë në orën 14:30.

Senatori McCain viziton Kosovën në kuadër të një turi rajonal, pas qëndrimit fillimisht në Serbi, ku u takua me presidentin e zgjedhur Aleksandar Vuçiq, raporton Gazetametro.net.

Në Serbi senatori McCain ka kërkuar nga Vuçiq që të vazhdohet dialogu me Kosovën, e që të njëjtën gjë pritet ta kërkojë edhe në takimet që do t’i zhvillojë me liderët politikë kosovarë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart