Selimi: LDK s’është e gatshme për zgjedhje, PSD po koordinohet me partitë në pushtet


31/05/2018

Sipas Selimit, Qeveria do të binte këtë javë, nëse partitë e tjera opozitare do të ishin po aq të vendosura sa VV’ja.

Ai ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se mungon “një bashkëveprim, një koordinim” mes partive opozitare për ta rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Selimi ka vlerësuar se partitë e tjera opozitare “s’janë të gatshme të shkojnë në zgjedhje”.

Ai ka akuzuar partitë e tjera opozitare për marrëveshje me qeverinë për shkuarjen në zgjedhje.

Sipas Selimit, deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, tani pjesë e Partisë Socialdemokrate, po koordinohen me pushtetin për shumë iniciativa. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart