Seanca vazhdon nesër nga ora 14:00


04/09/2018

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se këtë kërkesë e ka paraqitur propozuesi i seancës, kryeministri Haradinaj.

“Sot kemi pasur kushte për të filluar seancën, në të njëjtën kohë kemi qenë në fazën e vendimarrjes për ekipin negociator të Qeverisë së Kosovës për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Propozuesi i seancës ka bërë kërkesë që të kemi shtyerje të seancës dhe seanca do të vazhdojë nesër në orën 14:00”, ka thënë Veseli.

Prej orës 12 e 30 kur u tha se do të ketë pauzë prej 20 minutash, më nuk ka pasur vazhdim të seancës.

Më pas u lajmërua se seanca do të vazhdonte në 16:30, por si duket nuk pozita nuk ishte gati dhe u vendos që seanca të vazhdonte në orën 18 e 30, mirëpo nuk filloi as në atë kohë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart