Sanders, më i mbështeturi financiarisht ndër kandidatët demokratë për president të Amerikës


20/02/2019

Më shumë se 220,000 donatorë kontribuan për Sanders, një senator nga Vermonti, në një periudhë 24 orëshe që kur njoftoi garën e tij për Shtëpinë e Bardhë, duke eklipsuar grumbullimin e fondeve në vitin 2015 që arriti shumën totale prej më shumë se 1.5 milionë dollarësh.

Informacionet e bëra publike tregojnë se senatorja Kamala Harris e Kalifornisë ishte më parë kryesuesja për grumbullimin e fondeve, me më shumë se 38,000 donatorë që kontribuonin mbi 1.5 milion dollarë. Senatorja Harris njoftoi kandidaturën e saj më 21 janar.

Senatorja Elizabeth Warren nga Masaçjusets grumbulloi gati 300,000 dollarë në internet më 31 dhjetor, ditën kur njoftoi një komision eksplorues për fushatë zgjedhore.

Senatorja Amy Klobuchar grumbulloi më shumë se 1 milion dollarë 48 orë pas fillimit të fushatës së saj më 10 shkurt, thanë zyrtarët e fushatës.

Shfaqja e forcës së seantorit Sanders nuk është e habitshme. Ai grumbulloi më shumë se 200 milionë dollarë, kur iu kundërvu Hillari Klintonit në garën presidenciale të vitit 2016.

Në njoftimin e tij të mërkurën, fushata e senatorit Sanders tha se ka një bazë të madhe donatorësh që përfshin individë të cilët tashmë do të “kontribojnë nga 600,000 dollarë çdo muaj”. /voa

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart