Katër pacientë të dyshuar me koronavirus pas kthimit nga Italia, rezultuan negativ - Gazeta Express
string(81) "kater-paciente-te-dyshuar-me-koronavirus-pas-kthimit-nga-italia-rezultuan-negativ"

Katër pacientë të dyshuar me koronavirus pas kthimit nga Italia, rezultuan negativ

Gazeta Express

25/02/2020 11:02

Gjatë ditës së djeshme janë testuar katër pacientë të dyshuar me koronavirusin e ri Covid-19, por që të katërt kanë rezultuar negativ.

Gjatë ditës së djeshme katër persona të rikthyer nga Italia i janë drejtuar Klinikës Infektive në QKUK pasi kanë dyshuar se janë prekur nga sëmundja e koronavirusit të ri Covid-19.

Lexo Edhe:

Dyshimet kanë ardhur pas përhapjes së virusit në disa qytete në Itali ku janë prekur qindra njerëz si dhe kanë vdekur disa prej tyre. Por fatmirësisht në analizat e kryera në laboratorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ata kanë rezultuar negativ.

Laboratori fillimisht ka kryer analizat e një paciente grua për të cilën foli edhe ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia. Gruaja ishte paraqitur në Infektivë me ethe, djegie të syve, rrjedhje të hundës dhe fyt të ndjeshëm.

Më vonë gjatë ditës në këtë klinikë ishin paraqitur edhe tre raste të tjera. Pacientët janë vizituar nga ekipi i infektologëve të cilët pas marrjes së mostrave për testim laboratorik në virus SARS-CoV-2 (koronavirus), kanë rezultuar negativ.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ministri Vitia ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa është zotuar se QKUK është e furnizuar me barna dhe materiale të mjaftueshme për të trajtuar pacientët e mundshëm me këtë sëmundje.