S’dihet numri i të sëmurëve me epilepsi – gratë e kanë më vështirë në Kosovë


11/02/2019

Kryetarja e Shoqatës kundër Epilepsisë, Valbona Govori, ka thënë se kjo sëmundje duhet të trajtohet me prioritet nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Klan Kosova.

“Ministria e Shëndetësisë duhet ta konsiderojë si prioritet sëmundjen e epilepsisë dhe të ofrojë barna në listën esenciale për personat me këtë sëmundje. Në Kosovë ende nuk dihet numri i saktë i personave që vuajnë nga epilepsia”.

Ndërkaq, kryetari i neurologëve, Afrim Blyta, ka nxjerrë në pah edhe një problem madhor tek të sëmurit me epilepsi.

“Këtë sëmundje më vështirë e kanë ta përballojnë femrat pasi ato paragjykohen dhe diskriminohen për shkak të nivelit të ulët të civilizimit në vend”.

Në botë janë 50 milionë njerëz që vuajnë nga epilepsia ku në mesin e tyre janë nga Evropa.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart