Robert De Niro: Tani s’mund ta grushtoj Donald Trumpin


10/11/2016

Tash, Trump është president i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, dhe De Niro e ka pranuar se nuk mund ta grushtojë më të sapo zgjedhurin president, transmeton Express.

De Niro tha në emisionin e Jimmy Kimmel se tani i duhet ta respektojë faktin se Trump është president i Amerikës.

Kimmel e pyeti De Niron nëse ende do ta grushtonte Trumpin në fytyrë.

Ai u përgjigj: “S’mund ta bëj tanimë, ai është president tash.”

De Niro edhe publikisht ka qenë kundër zgjedhjes së Trumpit president./Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart