Refugjatët bllokojnë hekurudhën ndërkombëtare në Idomeni


12/04/2016

Refugjatët në Idomeni, duke u ulur dhe shtrirë në binarë, penguan trenin që të vazhdojë rrugën në hekurudhën ndërkombëtare, në kohën kur i njëjti po kalonte në pikën ku ndodhet kampi.

Që më parë, policia greke i kishte paralajmëruar refugjatët që t’i largojnë tendat e vendosura mbi hekurudhë dhe në vagonët e ngarkesave të braktisur.

Mësohet se nuk ka patur ndërhyrje ndaj refugjatëve.

Duke qenë se refugjatët këmbëngulën që të mos e lejojnë trenin të kalojë, pas një kohe të shkurtër treni filloi të kthehet prapa dhe u largua nga kampi.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart