Reagon Hahn: Vendimi i Ivanov për amnisti të politikanëve i papranueshëm


12/04/2016

“Deklarata e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që të gjithë politikanët të amnistohen, ashtu siç unë  e kuptoj është e papranueshme dhe nuk është në përputhshmëri me sundimin e së drejtës”, deklaroi Hahn për REL.

Ai theksoi se e gjithë situata në Maqedoni në ditët e fundit mjaft është përkeqësuar.

“U bëj thirrje të gjithë liderëve të partive që të kthehen në bisedime dhe të fokusohen për zgjedhje fer dhe transparente dhe mendoj që një pjesë e asaj është pastrimi i listës zgjedhore, por gjithashtu edhe mos-bojkotimi i zgjedhjeve”, tha Han.

Përndryshe sot pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë.

 Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart