Reagimi i çuditshëm i Presidentit Thaçi për vdekjen e Kryetarit të Tutinit


13/10/2017

Bëhet fjalë për  vdekjen tragjike të Shemsudin Kuçeviq, deri më tani kryetar komune në Tutin.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të kryetarit të komunës së Tutinit, z. Shemsudin Kuçeviq.

Në emrin tim dhe të Presidencës së Kosovës familjes Kuçeviq, strukturave komunale të Tutinit dhe gjithë miqve të tij ju shpreh ngushëllimet më të thella”, ka shkruar Thaçi.

Kryetari i Komunës së Tutinit  Shemsudin Kuçeviq, ndërroi jetë nga plagët e marra nga  aksidenti në komunikacion i cili ndodhi të enjten, në rrugën Novi Pazar- Tutin.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart