​Rama: Demarkacioni nuk është problem i Malit të Zi, kosovarët ta zgjidhin mes vete


27/09/2017

“Mali i Zi nuk është koritë asnjë herë me kosovarët”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa është pyetur në Tiranë për zgjidhjen rreth Demarkacionit. 

“Kosova ka një traditë të mirë të bashkëpunimit me popullin e Malit të Zi, por edhe Kosova ka qenë shumë e kujdesshme në momente kyçe të këtij shteti. Tema e demarkacionit është një fazë ku Kosova procedon me rregullativën e vet politike. Ne do t’i drejtohemi vendit fqinj kur të kemi një qëndrim më të qartë të të gjeturave tona”, ka thënë shefi i ekzekutivit të Kosovës në konferencën e përbashkët me homologun e tij Edi Rama, pas takimit në Kryeministrinë e Shqipërisë. 

Derisa, Edi Rama po për këtë çështja ka vlerësuar se Haradinaj, tash si kryeministër duhet dhe beson se do të ndahet nga pozicioni i tij opozitar për demarkacionin, raporton Gazeta Express. 

“Është një problem i cili nuk është problem i Malit të Zi dhe duhet ta zgjidhë Kosova në funksion të ardhmërisë së vet. Mali i Zi është një vend dhe një popull mik i padiskutueshëm me të cilin shqiptarët kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyera”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /GazetaExpress/ 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart