Pse të aplikojmë për kredi ‘online’ – disa prej përparësive të mëdha


21/02/2019

Shopingun e bëjmë online, paratë i investojmë online dhe të gjitha rezervimet i bëjmë online. Dhe, aplikimi për kredi nuk është fare më ndryshe.

Në vitin 2012/2013, 83% e kredimarrësve në Britaninë e Madhe morën një kredi me anë të aplikimit ‘online’ në internet. 29% prej tyre e bënë këtë edhe në formë fizike në bankë, duke i shfrytëzuar dy metodat. Megjithatë, kishte dallim mes njerëzve që shfrytëzuan të dy metodat për aplikime të kredive dhe atyre që shfrytëzuan vetëm aplikimin fizik. Ata që shfrytëzuan të dy metodat, në kredinë vijuese preferuan që ta bëjnë këtë online pasi i kanë parë përparësitë e të aplikuarit online.

Me përparësitë e kredive online nënkuptojmë se shumë më shumë njerëz kthehen kah “browseri” i tyre i internetit në vend se të shkojnë fizikisht në filialet e bankave.

Përshtatshmëria

Nuk duhet të largoheni nga shtëpia për të aplikuar për kredi. Kjo do të thotë se ju mund të aplikoni për pesë minuta. Ju mund të prisni për emisionin tuaj të preferuar në televizion, apo edhe të përgatisni darkën, e pse jo të qëndroni thjesht në kopshtin tuaj në një ditë me diell.

Ju do ta keni të lehtë të mbushni aplikacionin për kredi dhe kjo është formë shumë e përshtatshme. Nuk keni nevojë për shumë kohë që të plotësoni aplikacionin. Edhe pse, është e rëndësishme që të mendoni për një kohë nëse keni nevojë për kredinë në fjalë.

Privatësia

Nuk keni nevojë që të brengoseni nëse miqtë apo familjarët do t’iu shohin duke aplikuar për kredi. Shumica e njerëzve duan t’i mbajnë detajet financiare shumë private. Nëse ju jeni një person i tillë, atëherë aplikimi për kredi online është idealja.

Askush nuk do t’iu shohë duke hyrë në një filiale në formë fizike, apo duke pritur në radhë të gjata për të takuar agjentin e caktuar nga banka.

Mund të aplikoni personalisht, pa pasur askënd tjetër të përfshirë. Po ashtu, ju jeni i vetmi që keni nevojë të dini nëse ajo është forma që e preferoni për kredi.

Aplikim 24/7

Mund të aplikoni online 24 orë, 7 ditë në javë.
Po ashtu mund të dërgoni aplikacionin në secilën ditë gjatë vitit, madje edhe në një ditë pushimi për bankat. Uebfaqet nuk kanë orar të punës, e as kohë kur do të mbyllen.
Keni kujdes me kohën e procesimit, jo të gjitha aplikacionet procesohen menjëherë dhe kjo mund të ndikojë nëse keni nevojë urgjente.

Mundësia krahasuese

Aplikimi në formë fizike në një filialë banke zakonisht është kërkim i parave nga një bankë e vetme, apo agjent i vetëm kreditor i asaj banke.
Kur aplikoni online, ju keni një gamë të gjerë të bankave dhe produkteve që mund t’i zgjidhni e që bankat nuk hezitojnë që tu japin hapësirë promovuese.

On the go

Kur aplikoni për kredi online, këtë mund ta bëni ku do që jeni. Aplikimet online mund të bëhen “on the go”, teksa ju bëni gjëra tjera gjatë ditës. Mund të aplikoni për kredi teksa jeni në tren rrugës për punë, apo gjatë një pjese të parë në stadium.

Nuk ka kufij derisa të keni internetin me vete.

Shumë banka dhe agjentë kreditorë kanë uebfaqe që përgjigjen në formë automatike, të disenjuara që të punojnë mirë në telefonët e mençur për secilin prodhues. Disa e kanë edhe aplikacionin tejet të qasshëm në dyja sistemet operative, iOS dhe Android.

Shpejtësia

Kur aplikoni për kredi personalisht, ju mund të keni nevojë për një termin. Mund të prisni në radhë të gjata. Mund të udhëtoni një distancë të caktuar për të përmbushur premisat fizike të agjentit tuaj kreditor.

Në internet, online, aplikimet bëhen më shpejtë. Aplikimet e shpejta dhe direkte mund të bëjnë që ju t’i keni të hollat në llogari brenda një ore.

Agjentët kreditorë dhe disa banka nuk janë në gjendje që të ofrojnë para “kesh” për një periudhë të tillë, sepse procesimi i aplikacionit tuaj merr kohë.

Përcjellja e kredisë

Është më lehtë që të përcjellni kredinë tuaj kur e keni bërë online.
Nëse aplikoni për kredi online, ju mund të shikoni personalisht me anë të një llogarie që ju krijohet enkas se në cilën situatë është borxhi juaj dhe po ashtu mund të pranoni SMS për të mos humbur afatin e pagesës.

Informata të qasshme

Nëse aplikoni për kredi në formë fizike, do të keni nevojë që të flisni me dikë nëse i përmbushni kushtet.

Po ashtu, mund të vizitoni ose telefononi filialen e bankës vetëm për të mësuar nëse mund të merrni kredi.

Një prej përparësive të aplikimit online për kredi është se procesi i aplikimit është i pastër si loti. Rregullativa strikte sigurojnë që ju t’i gjeni lehtë detajet.
Shpejt do të gjeni se cilat janë kërkesat minimale nga banka juaj.

Shumë njerëz ndihen të nxituar në vendimet financiare, derisa agjenti kreditor ua përmend kushtet. Nëse këtë e bëni online, të gjitha do t’i keni para vetes.
Edhe pse kreditë online janë mënyra më e shpejtë për të huazuar para, është po ashtu e sigurt se keni më shumë kohë për të menduar për atë që keni nevojë.

Kreditë online në vendin tonë

Në vendin tonë janë bërë gjë normale pritja në radhë të gjata dhe tejzgjatja e shqyrtimit të aplikacioneve nëpër banka.

Një institucion financiar që ka revolucionarizuar të aplikuarit për kredi në formë online është Monego.

Në Monego ju mund të aplikoni për kredi online, 24/7, pa pasur nevojë që të vizitoni filialet e këtij institucioni financiar, pa ju parë askush dhe pa u shqetësuar fare.
Kjo formë e aplikimit online në Monego ka lehtësuar marrjen e kredisë me mjetet financiare që klienti i ka në dispozicion për një kohë shumë të shkurtër.

Shfrytëzoni përparësitë e aplikimit të kredive online me Monego.
Për më shumë vizitoni faqen zyrtare ku edhe mund të aplikoni për kredi online:

Monego.com.

Artikull i sponsorizuar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart