Pse t’i zgjedhni produktet COOP?


13/02/2019

COOP ishte kompania e parë në Evropë të cilës i është dhënë certifikimi për Përgjegjësi Shoqërore, i cili garanton që këto produkte kanë një standard etik për hartimin dhe prodhimin e produkteve të markës për të ofruar produktet më të mira për konsumatorët. COOP vë theksin në ofrimin e konsumatorëve të saj me produkte jo-ushqimore eko-miqësore dhe produkte organike.

Përmes një procesi të kujdesshëm përzgjedhës të prodhuesve dhe masave më të rrepta të kontrollit të cilësisë, COOP garanton origjinalitetin dhe cilësinë e produkteve të tyre.

Artikujt e COOP janë në dispozicion të konsumatorëve vendor në rrjetin e supermarketeve Super Viva, duke ofruar mundësinë për të shijuar kuzhinë autentike italiane dhe me vlerë. Kjo është një linjë produktesh të shumëllojshme që ofron një përzgjedhje të shkëlqyeshme ushqimore për çfarëdo rasti.

Produktet e COOP Italia janë bërë nga përbërës të freskët dhe me cilësi të lartë dhe nuk kanë modifikues gjenetik, ngjyrues artificial, yndyrna të hidrogjenuara ose trajtime pas korrjes dhe këta artikuj përmbajnë aditivë vetëm kur është e nevojshme.

Më shumë se 200 produkte ushqimore të COOP janë në dispozicion pa vaj palme në përmbajtjen e tyre, duke përfshirë biskota, akullore, ushqime të përditëshme dhe ushqime për fëmijë. 

Vaji i palmës zëvendësohet kryesisht me vaj ulliri, i cili përmban më shumë vlera ushqyese dhe më pak yndyrna të ngopura. Kjo iniciativë është pjesë e strategjisë së ushqyerjes së shëndetshme të COOP, duke nxitur zvogëlimin e yndyrës, kripës dhe sheqernave, të cilat mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore.

Gjithashtu, ato theksojnë rëndësinë e ushtrimeve të rregullta, të një stili të shëndetshëm jetese dhe të një diete të ekuilibruar dhe të shumëllojshme.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart