Provokojnë serbët në Bujanoc, brohorasin rrugëve "Kosova, zemra e Serbisë”


11/01/2019

Ata ka disa raste kur kanë provokuar me gjeste dhe këngë shqiptarët e asaj ane.

Një provokim të radhës e kanë bërë edhe sot pasdite në qytetin e Bujanocit. Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar një video ku shihen serbë të shumtë duke parakaluar në qendër të qytetit.

Ata hipur në disa mjete, brohorasin në gjuhën serbe duke thënë “Kosova, zemra e Serbisë”, për disa minuta.

Serbet madje mbajnë në duar edhe flamuj të Serbisë dhe ia thonë këngës me të madhe.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart