Protestuesit në Shkup demolojnë institucionet, disa të arrestuar (Foto/Video)


13/04/2016

Protestuesit kanë thyer dritaret e zyrës së kryetarit të shtetit Ivanov, zyrës së Ministrisë së Drejtësisë, Parlamentit dhe kanë gjuajtur qeverinë e Maqedonisë.

Policia ka provuar të ndalojë protestuesit, por pa sukses, pasi ata kanë thyer disa herë kordonin e policisë.

Protestat u organizuan nga 85 OJQ, të cilët bërtasin ”Pa drejtësi, s’ka qetësi”.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se janë arrestuar 12 persona dhe është lënduar 1 polic./Telegrafi/


Policia ka filluar të arrestoj protestues

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart