Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë dorëheqjen e presidentit


17/02/2019

Turma e protestuesve marshoi nëpër rrugët e Podgoricës duke brohoritur “Milo hajni” dhe duke mbajtur pankarata, në të cilat shkruhej “Jo krimit” dhe “Rebelim”. Kjo protestë u organizua pasi një ish-bashkëpunëtor i Gjukanoviqit e akuzoi atë dhë partinë e tij, Partinë Demokratikë të Socialistëve, për marrëveshje të dëmshme financiare dhe korrupsion.

Presidenti i ka mohuar këto akuza, ndërsa autoritetet shtetërore e kanë akuzuar Dushko Knezeviqin për pastrim të parave dhe mashtrim. Ai tash nuk jeton më në Mal të Zi.

Gjukanoviqi dhe partia e tij janë në pushtet për një kohë të gjatë dhe nuk janë të sfiduar seriozisht nga partitë tjera. Ai e ka udhëhequr rrugën e Malit të Zi drejt pavarësisë në vitin 2006 dhe anëtarësimin e këtij shteti në NATO, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart