Protesta në Shkup kundër presidentit Ivanov, sulmohet me vezë zyra e tij (Foto)


12/04/2016

AP raporton se protestuesit janë mbledhur para zyrës së presidentit Ivanov, që është e rrethuar nga një numër i madh i policëve, duke hedhur vezë e duke kërkuar dorëheqjen e tij, transmeton Gazeta Express.

Protestuesit janë mbledhur edhe jashtë zyrave të partisë qeverisëse konservatore VMRO-DPMNE.

Lideri opozitar socialdemokrat, Zoran Zaev, i është bashkuar thirrjeve të protestuesve për dorëheqjen e Ivanovit, duke thënë se ai nuk ka nevojë të falet.

“Jo të gjithë ne jemi kriminelë”, ka thënë Zaev. /Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart