Prishjet e rrjetit elektrik lënë pa rrymë, me ditë të tëra, banorë të fshatrave në Klinë e Podujevë


14/01/2016

Banorët e fshatit Krushevë e Madhe të Klinës nga e mërkura (dje) rreth orës 7 të mëngjesit kanë mbetur pa rryme elektrike si pasojë e prishjes së trafos së këtij fshati, raporton Gazeta Express. 

Disa banorë të këtij fshati kanë thenë për Gazetën Express se ata kanë informuar KEDS’in për prishjet. 

E me gjatë në terr janë banoret e fshatit Surkish të Podujeves. Ka tri ditë që banorët e këtij fshati në afërsi të Podujeves nuk kanë energji si pasojë e prishjeve të rrjetit elektrik. 

Të njëjtin problem, mësohet ta kenë edhe disa fshatra tjera në rajone të ndryshme të vendit. /GazetaExpress/.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart