Thaçi me McCain: SHBA do ta mbështesë gjithmonë Kosovën


14/04/2017

McCain në këtë takim është shoqëruar nga ambasadori amerikan Greig Delawie. Gjatë këtij takimi McCain i siguroi kosovarët se SHBA gjithmonë do të jetë mbështetëse e Kosovës.
Me këtë rast, kryetari i Kosovës do ta dekorojë senatorin amerikan me medaljen “Urdhri i Lirisë”.

McCain i cili po qëndron për vizitë në Kosovë gjatë ditës së djeshme është takuar me kryeminstrin Isa Mustafa, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe i është adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij të enjten para ligjvënësve kosovarë ai ka thënë se ushtria e Kosovës duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Mes tjerash, amerikani ka deklaruar se dialogu me Serbinë është jetik për rrugën drejt integrimit evropian.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart