Presidenti i dashuruar në vetvete harron Majlinda Kelmendin


08/08/2016

Thaçi ka shkruar dy statuse në Facebook për fitoret e Majlindës, por nuk ka bërë ballë që të postojë edhe ndonjë fotografi të saj, siç ndodhë zakonisht kur postimi i dedikohet suksesit të dikujt.

Për këtë, Thaçi është kritikuar në rrjetet sociale, ndërkohë, që një kritikë e ashpër i ka ardhur nga bashkëpartiaku i dikurshëm Fatmir Limaj, i cili tani udhëheq NISMA’n.

“Jam duke e shikuar Hashimin…….ky njeri gjithë jetën e tij ka vrapuar që të duket dhe që të shfaqet mu aty, aty diku tek sukseset e të tjerëve, dhe mu aty tek ato sukseset e të tjerve ka tentuar që të promovoj vetën e tij, dhe vetëm vetën e tij, dhe kjo tashmë po dihet dhe kjo tashmë po shifet, ai gjithmonë ka dashur të duket dhe të përfitoj nga puna e të tjerëve, asnjëherë nga puna e tij, ai meritat e të tjerëve gjithmonë i’a ka m’veshur vetës së tij!” ka shkruar Limaj.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart