Portalb: Protestat e Shkupit janë kundër regjimit, nuk kanë ngjyrë etnike


14/04/2016

“Ne
kemi mbështetur protestën kundër vendimit të presidentit për faljen e
politikanëve të inkriminuar, personave që kanë dalur mbi ligjin dhe
institucioneve. Edhe ky vendim është si rezultat i kësaj”, sqaron për portalin deputeti
i UNITET-IT Zylfi Adili.

Sipas
tij, sa më shumë qytetarë që do të dalin në protesta do të jetë më mirë.

“Mbështetja
e protestave do të jetë punë e mirë, është kjo mbështetje edhe për Prokurorinë
Speciale Publike. Unë dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Muhamed Ismaili,
kemi dalë në protesta si qytetarË. Kjo është protestë ku dënohet vendimi i
presidentit të shtetit, shumë thjesht”, tha Adili.

Mosdaljen
e partive shqiptare në protesta aktivisti civil Petrit Saraçini e cilëson si
diletantizëm politik.

“Kur
është anuluar sundimi i ligjit, partitë shqiptare të opozitës të sillen sikurse
asgjë nuk po ndodh. Tregimi se ajo që po ndodh në shtet nuk i prek shqiptarët
është jo i vërtetë, dhe larg realitetit. Partitë shqiptare në opozitë nëse i
kërkon në rrugë të thërrasin anëtarësinë e tyre dhe të marrin përgjegjësinë për
të reinstaluar demokracinë në Maqedoni. Në qoftë se nuk e bëjnë atë, atëherë me
çfarë fytyre do të kërkojnë votën, nëse nuk i mbrojnë të drejtat e tyre në
rrugë”, deklaroi Saraçini.

Dy
ditë radhazi rrugëve të Shkupit kanë shpërthyer protesta pas vendimit të Gjorge
Ivanovit për të falur persona të inkriminuar, në mesin e tyre shumica
politikanë. Mbrëmë të njëjtat kanë eskaluar, protestuesit kanë thyer xhamat e
Ministrisë së Drejtësisë dhe është demoluar zyra popullore e kryetarit të
shtetit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart