Policia: “Viva Fresh” është kapluar e tëra nga flakët. Njerëzit janë evakuuar, nuk ka të lënduar


10/03/2019

Nga flakët e zjarrit është përfshirë “Viva Fresh” në Gjakovë. Zjarri po vazhdon me intensitet të madh përderisa nuk dihen shkaqet se si është shkaktuar.

Policia ka dhënë detaje për këtë rast, ku fatmirësisht deri më tani nuk ka persona të lënduar.

“Jo nuk ka të lënduar, është zjarr i hatashëm, kanë ardhë zjarrëfikësit dhe policia. Zjarri ka kapluar çdo pjesë të “Viva Fresh-it”. Rreziqet janë ende të mëdha nga zjarri. Të gjithë njerëzit janë evakuuar nga vendi i ngjarjes”, tha Ahmet Hasku nga policia e Gjakovës për Gazetën Express.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë raportuar disa zjarrëvenie në vende të ndryshme të Kosovës, por zjarri më i madh është duke ndodhur në qytetin e Gjakovës.

Pamje nga zjarri në Gjakovë dhe detaje tjera KËTU:

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart